Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Projekti Effort

Më datë 25 Nëntor 2025 u zhvillua vizita monitoruese nga Delegacioni Evropian në Tiranë, JTS, SASPAK dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë për ecurinë e zbatimit të projektit EFFORT të financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA II Shqipëri-Kosovë.

Projekti EFFORT realizohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Co-Plan dhe ka për qëllim të përmirësojë efiçencën e energjisë në Bashkinë Mirditë dhe në Komunën Junik/Kosovë.

Ndërhyrjet kryesore të projektit EFFORT synojnë:

  • Vlerësimin dhe auditimin energjitik në 10 objekte (7 në Mirditë, 3 në Junik).
  • Pajisjen me panele fotovoltaike të ndërtesave publike në minimumi 10 objekte (7 në Mirditë, 3 në Junik)
  • Termoizolimin e një ndërtese publike dhe vendosjen e një pompe termike në një shkollë në Mirditë.
  • Sistemin e ngrohjes termike efiçente në një ndërtesë publike në Junik.
  • Hartimin dhe Miratimin e Planit të Efiçencës së Energjisë për Mirditën dhe Junikun.
  • Trajnimin e stafeve të dy njësive lokale për efiçencën e energjisë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar:

  • Matja e efiçencës së energjisë në objektet publike të Bashkisë Mirditë dhe Komunës Junik.
    Gjatë këtij procesi është vlerësuar gjendja e objekteve për sa i përket sistemeve energjitike dhe nevojave për ndërhyrje në funksion të efiçencës së energjisë bazuar në standardet ligjore.
    Bazuar në gjetjet e auditimit, janë kryer analizat mbi të cilat është hartuar detyra e projektimit për vendosjen e paneleve dhe projekti i zbatimit për termoizolimin e Infokullës.
  •  Hartimi i Planit të Efiçencës së Energjisë për Bashkinë Mirditë dhe Komunën Junik, i cili përcakton hapat që duhet ndjekur për të pasur një eifçencë sa më të lartë energjitike dhe kosto më të ulët për njësitë lokale Mirditë dhe Junik.
  •  Janë hapur procedurat për projektimin e vendosjes së paneleve diellore dhe termoizolimin e një objekti.

Pas vlerësimit të auditit energjitik dhe analizës së gjetjeve, në Mirditë projekti është në fazën e prokurimeve për:
* Projektimin dhe mbikqyrjen e vendosjes së paneleve diellore.
* Termoizolimin e Infokullës.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.